4 zakonet që po ju prishin gjumin pa e kuptuar!

Views: 49

Nëse mendoni se problemi i gjumit të orëve të vona gjatë natës vjen për shkak të ndonjë problemi shëndetësor ndoshta gaboheni. Ka disa zakone të përditshme që ju bëni të cilat ndikojnë dhe gjumin e vonë.

Keni një produktivitet të madh gjatë natës: Përfundoni aktivitetet stresuese ose punën tuaj sa më shpejt që mundeni gjatë darkave. Nëse punoni deri pak para se të flini mendja juaj do të vazhdojë të punojë dhe do të jetë e pamundur të flini.

Gjumi i fundjavës: Në momentin që nuk flini aq orë sa ka nevojë trupi gjatë javës filloni mblidhni orë për t’i kompesuar ato në fundjavë. Kjo gjë ju bën që trupi të mësohet me këtë lloj ritmi dhe të jetë e pamundur që të flini në një orar normal gjatë ditëve nga e hëna në të premte.

Leximi përpara gjumit: Aktivitete si leximi ose shikimi i TV në shtrat nuk iu lë të relaksoheni. Dhe është akoma më keq nëse lexoni në laptopin tuaj dhe jo në libër. Ashtu si një ekran telefoni, drita nga një eReader mund të mashtrojë trupin tuaj duke menduar se është akoma ditë, prandaj përdorni një libër të vërtetë. Vendosni një llambë në mur ose prapa jush, kështu që drita është indirekte në faqet e librit dhe nuk iu bie në fytyrë.

Pizhamat: Pizhamat e gjata mund të jenë komode, por gjithashtu e bëjnë më të vështirë kontrollin e temperaturës së trupit gjatë natës. Flini me rroba të vogla, dhe mbulohuni me batanije.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *