Ç’duhet të dini për motin, nëse keni rezervuar pushime në shtator

Views: 43

Këtë vit, as vapa nuk ikën me gushtin! Bëhuni gati për një verë të gjatë që do të zgjasë të paktën gjatë gjithë shtatorit. Si do të jetë koha për ata që i kanë rezervuar pushimet në fund gushti apo gjatë shtatorit?

Sipas Meteoalb, shqetësimi i fundit për këtë fundjavë duhet të jetë dielli. Temperaturat do të jenë të larta dhe vlerat maksimale pritet të shkojnë deri në 38-39 gradë. Datat e vetme kur është më mirë të mos bëni plane plazhi janë 31 gusht deri në 3 shtator, pasi pritet një mot i vranët, shoqëruar me rreshje të pakta dhe ulje temperaturash.

Pas këtyre datave do të vihet re sërish një rritje e temperaturave, duke e bërë të paktën gjysmën e parë të shtatorit perfekte për pushime dhe plazh. Vjeshta duket ende shumë larg, prandaj mund të vazhdoni pa frikë me planifikimin e fundjave në jug.

 

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *