“Do të zhduk fare”, blogerja e seksit kallëzon në polici mesazhet kërcënuese

Views: 41

“Sa ta gjej shtëpinë dhe do të zhduk fare”. Ky është një nga mesazhet e dërguara Zhaklinë Lekatarit, një aktiviste për të dretat e njeriut dhe blogere që flet publikisht edhe për çështje të mardhënieve seksuale. Sipas një burimi të gazetës “Si”, 38 vjeçarja kallëzoi pranë sektorit të krimeve kompjuterike të gjitha mesazhet kërcënuese dhe fyese të postuara në inboxin e saj.

“Kam një portal të quajtur Tabu ku postoj video të jetës së përditshme me temë informuese”- tha Lekatari. “Ka disa muaj që në adresat e mia më vijnë mesazhe kërcënuese dhe fyese”-  tha Lakatari para policisë. Në instagram Lekatarin kërcënuesit e shajnë për nderin, për familjen madje i postojnë edhe certifikatën familjare.

Burimet i referohen pretendimeve të Lekatarit që e frikësuar shpjegon më tej se në një rast kur ajo kishte postuar fotografi për lulishten poshtë pallatit ku ajo luante kur ishte fëmijë , ndërsa së fundmi ishte rrethuar si aneks lokali, një komentues i ka shkruar ”do ta marr gardhin e do ta fus në ..?”

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *