“Duke rritur një engjëll”- Supermodelja Gigi Hadid publikon fotot e para me barkun e rrumbullakosur, duket mahnitëse

Views: 30

Supermodelja Gigi Hadid është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Zayn Malik.

Ylli i pasarelave e ka mbajtur shtatzëninë larg vëmendjes së mediave, pavarësisht kureshtjes së madhe për të ditur se si po e përjeton pritjen e ëmbël 25-vjeçarja.

Megjithatë, Gigi Hadid ka vendosur të ndaj me ndjekësit disa foto të realizuara një muaj më parë.

“Duke rritur një engjëll”– shkroi modelja në përshkrimin e një prej imazheve, ku zbuloi barkun e saj të rrumbullakosur.

Gigi Hadid pritet të sjellë në jetë foshnjën së shpejti ndërsa ende nuk ka zbuluar gjininë e bebit.

 

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *