Dy vetëvrasje në pak javë te “Sanatoriumi”, prokuroria nis hetimet: Merren në pyetje mjekët dhe familjarët

Views: 35

Dy vetëvrasje në pak javë te spitali “Shefqet Ndroqi”, ose siç njihet ndryshe “Sanatoriumi”, kanë bërë prokurorinë që të nisë hetimet për shkaqet e këtyre vetëvrasjeve.

Sipas njoftimit prokuroria ka nisur hetimet, ku në qendër të vëmendjes do të jenë kushtet se si po trajtohen të sëmurët, kartelat e tyre, si dhe deklarimet e mjekëve përgjegjës e të familjarëve të viktimave.

Spitali “Shefqet Ndroqi”, është kthyer në spitalin Covid-2, ku po trajtohen pacientë të prekur nga virusi Cov Sars-2 ose Covid-19.

Nisur nga dy rastet e fundit, ku pacientët me Covid-19 për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike janë vetëvrarë duke u hedhur nga dritaret e dhomave ku mjekoheshin , Drejtoria e Spitalit “Shefqet Ndroqit”  ka menduar edhe izolimin e dritareve me hekura.

Mësohet se Prokuroria ka caktuar dy prokuror për këto dy vetëvrasje, të cilat kanë tronditur opinionin publik.

Dy prokurorët e caktuar nga prokuroria që do të ndjekin çështjen e vetëvrasjeve, kanë marrë në posedim edhe kartelat mjekësore të 29-vjeçarit Xhino Koça dhe 65-vjeçarit Hasan Mira.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *