E kuqe flakë! Ja si do duket Nora Istrefi në videoklipin e ri me Butrint Imerin!

Views: 45

Nëse menduat se bashkëpunimet e verës mbaruan e keni shumë gabim, sepse më e mira akoma nuk ka ardhur.

Jemi dakord që kjo verë do mbahet mend gjatë për super bashkëpunimet e artistëve shqiptarë, por listës po i shtohet edhe një super duet.

Pak ditë më parë u raportua se Nora Istrefi dhe Butrint Imeri kanë bashkuar forcat e janë gati të na lezetojnë verën.

Aktualisht, nuk ka asnjë detaji lidhur me këngën e dyshes simpatike, përveç titullit që mesa kemi kuptuar nga komentet e tyre do jetë “Dy zemra”.

Së fundmi, Nora na ka prezantuar një pjesë të look-ut të saj nga ky videoklip. Ajo ka ndarë një video në Instagram, ku shihet e veshur me një fustan të kuq, super të bukur.

Krahas videos ajo ka vendosur edhe dy zemra në thonjëza.

Po ashtu, më herët Nora ka zbuluar edhe veshje të tjera:

Më herët këtë verë, Butrint Imeri solli “Si përpara” një këngë verore tepër e bukur dhe mbi të gjitha këngëtari shfaqej biond.

Sakaq, Nora Istrefi rikthehet pas një mungese prej 7 muajsh, kur solli bashkëpunimin e saj me Gjikon të titulluar “Anna” që u prit mjaft mirë aso kohe nga publiku.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *