E trishtë! Krijuesi i këngës ikonë gjendet i vdekur në shtëpi!

Views: 45

Një ngjarje e trishtë  ka tronditur mediat ndërkombëtare ditën e sotme. Eric Morillo ka vdekur në moshën 49 vjeçare.

DJ i njohur ndërkombëtarisht me këngën “I Like To Move It”, është gjetur i pajetë në Miami. Sipas policisë rrethanat e ndarjes së tij nga jetë mbeten të panjohura.

Morillo lindi në New York dhe u shqua në vitet ’90 si një DJ i muzikës ‘house’ dhe producent.

Ai u bë i njohur për këngën e tij të vitit 1993 ‘I Like To Move It’ nën pseudonimin Real 2 Reel. Kënga u bë hit sërish pasi një remiks u shfaq në filmin e animuar “Madagaskar” më 2005.

Rreth një muaj më parë ai u arrestua për abuzim seksual ndaj një DJ femër pasi kishin qenë së bashku në një koncert.

Morillo kishte mohuar akuzën, por u dorëzua pasi dëshmitë e identifikuan atë si të dyshuar.

Të premten ai do shfaqej para gjykatës.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *