Historike! Në prani të presidentit Trump, nënshkruhet marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi

Views: 25

Më në fund është nënshkruar marrëveshja për normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Kjo marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ky lajm është bërë i ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”.

 

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, që prej 3 shtatorit kanë zhvilluar takime me ndërmjetësimin e këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.Këto takime u tha se kishin në fokus bashkëpunimin ekonomik.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor, 2019, presidenti Trump, emëroi Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *