Katy Perry sjell në jetë fëmijën e parë, zbulon emrin e adhurueshëm të vogëlushes

Views: 36

Katy Perry ka sjellë në jetë vajzën e saj të vogël me të fejuarin, aktorin Orlando Bloom, raporton “Mirror”.

Çifti zbuloi emrin e adhurueshëm të vogëlushes, të cilën e quajtën Daisy Dove Bloom.

Katy, 35 vjeç dhe aktori Orlando, 43 vjeç, njoftuan që vajza e tyre kishte ardhur në jetë përmes Unicef, ku të dy janë ambasadorë të vullnetit të mirë për bamirësinë.

“Ne jemi të mbushur me dashuri dhe jemi të mrekulluar nga lindja e shëndetshme e vajzës sonë,”- shkroi çifti krah fotos bardh e zi ku mbanin dorën e vogël të Daisy.

Ata shtuan: “Por ne e dimë që jemi me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje kaq të qetë sa e jona. Komunitetet në të gjithë botën ende po përballen me mungesë të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe çdo njëmbëdhjetë sekonda një grua shtatzënë ose një i  porsalindur vdes, kryesisht nga shkaqe të parandalueshme”.

“Që nga Covid-19, shumë më shumë jetë të porsalindurish janë në rrezik për shkak të mungesës së madhe të ujit, sapunit, vaksinave dhe ilaçeve që parandalojnë sëmundjet. Si prindër të një të porsalinduri, kjo na copëton zemrat, dhe tani i kuptojmë prindërit në vështirësi më shumë se kurrë,”- përfunduan ata.

Çifti thanë se kanë krijuar një faqe donacionesh për të festuar lindjen e Daisy, ku paratë shkojnë drejt nënave të reja dhe fëmijëve të tyre.

Orlando tashmë është baba i një djali nëntë vjeçar, të quajtur Flynn, të cilin e ka me ish-gruan, modelen e njohur, Miranda Kerr.

Por Daisy është fëmija i parë me Katy.

Këngëtarja njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë në mars të këtij viti.

Çifti i shtyu planet për t’u martuar në Japoni këtë verë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *