Loredana feston sot ditëlindjen: Dhuratat dhe surprizat e para që reperja mori!

Views: 10

Kjo e sotmja duket të jetë një ditë aspak e zakonshme për Loredanën, pasi ajo feston ditëlindjen.

Reperja e njohur ka lindur më 1 shtator 1995 dhe sot mbush 25 vjeç.

Loredana është surprizuar nga familjarët e saj sapo ora ka shënuar 00:00, kur ata kanë vërshuar me urime dhe dhurata.

Autorja e hitit “Ancht” ka ndarë disa video në Instastory ku tregon se familjarët e saj i kanë dhuruar disa torta të personalizuara me foto nga fëmijëria dhe me të atin.

Në njërën prej tyre shihet fotoja e Hanës teksa shkruhet “Happy birthday nona.”

Po ashtu, ajo ka marrë edhe një varse me kryq.

Kujtojmë se kjo është sa për fillim se me siguri surpriza dhe dhurata të shumta e presin reperen e njohur që po bën namin në Europë.

Nuk dihet nëse ajo do organizojë ndonjë festë apo do e kalojë 25-vjetorin në mënyrë private, por na mbetet të presim.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *