Me fotot e papublikuara dhe epike, ja si e uruan njëri-tjetrin në 3-vjetorin e martesës Besi dhe Xhensila

Views: 12

Ditën e sotme, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festojnë 3-vjetorin e martesës së tyre dhe Besi e ka nisur ditën me një urim special për bashkëshorten e tij.

Ai ka postuar një nga fotot e dasmës dhe jo nuk u tregua aspak romantik, por ama shumë epik.

Ai shihet në foto duke ‘puthur’ statujën, teksa Xhensila ‘e tmerruar’ nga pamjet që sheh.

Këtë foto që ka shkrirë gazit ndjekësit e tij, aktori e ka shoqëruar me mbishkrimin: Urime 3 vjetorin e martesës o jet

Xhensila nga ana tjetër është treguar më romantike, pasi ka postuar një kolazh me foto nga dasma, duke iu bashkëvendosurn edhe datën 01.09.2020 si edhe hashtagun “3 vite me gëzim e dashuri”.

Nuk dihet se çfarë dhurate i kanë përgatitur njëri-tjetrit dhe si do e kalojnë këtë ditë speciale.

Kujtojmë se dy vite më parë, Xhensila dhe Besi u bënë prindër të vogëlushes Ajka, e cila është bërë kryefjala e jetës së çiftit.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *