Në njërën dorë Jonin, në tjetrën akulloren! Arbana Osmani fotografohet në ditët e fundit të shtatzënisë!

Views: 60

Arbana Osmani nuk është kursyer aspak me pamjet gjatë kësaj periudhe të pritjes së ëmbël. Foto nga pushimet me familjen, foto nga gatimet në shtëpi apo darkat dhe drekat me mikeshën e saj Xhemi, na kanë shoqëruar vazhdimisht.

Por së fundi kemi mundësinë të shohim Arbanën në disa foto të kapura nga paparacët. Panorama Plus ka publikuar fotot e moderatores, e cila është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

Me një fustan të gjatë me lule moderatorja ekspozon barkun e rrumbullakosur, ndërsa në njërën dorë mban djalin e saj Joni, dhe në tjetrën fiksimin e saj, akulloren.

Pak kohë më parë ajo tha se ka hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqeri dhe në vend të ndonjë ëmbëlsire të shijshme , konsumon akullore ose fruta.

“Mëngjeset e shëndetshme janë të kushtëzuara nga shtatzënia. Duhen shumë perime, shumë fibra. Tani nga fundi kam hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqernat dhe sheqerin e marr nga frutat, edhe ndonjë akullore. Si mund të rri unë pa akullore”.

Arbana tregoi se mezi po pret periudhën kur mund të konsumojë gjërat më të mira të botës, dhe me sa duket ajo kohë po vjen shumë shpejt. Sot ajo i ka thënë lamtumirë pushimeve të verës për këtë vit.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *