Infektohen me koronavirus Zamira Kita dhe bashkëshorti i saj! Ja si është gjendja e tyre

Views: 13

Aktorja e njohur shqiptare, Zamira Kita është infektuar me koronavirus.

AbcNews bën me dije se bashkë me të është infektuar edhe bashkëshorti i saj. Pak orë më parë, Zamira Kita, e cila është dhe Drejtoreshë e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, ka publikuar foton e një buqete me lule të dhuruar nga motra e saj, ku njerëzit i urojnë shërim të shpejtë.

Ajo shkruan gjithashtu se është mirë, nisur edhe nga mesazhet e shumta që ka marrë.

“Kur një nga njerëzit e mi më të dashur di të më gëzoje kështu! 💐💐E shtrenjta motra ime të dua fort! ♥️💐😘 Jam mire🙏””, shkruan ajo.

Mësohet se Zamira Kita është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa bashkëshorti të dielën është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Mungesa e saj në festivalin e komedisë KoKoFest, aktivitet, i cili organizohet gjithmonë prej saj. Të shumta kanë qenë komentet dashamirëse në profilin e saj në Facebook që i urojnë shëndet dhe mbarësi.

 

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *