Nga planet për dasmën, tek mënyra si e ndryshoi bebushja pa ardhur ende në jetë, Ledri Vula foli me zemër të hapur!

Views: 34

Ledri Vula ishte i ftuar në puntatën e parë të emisionit “E diela shqiptare”, i cili rinisi dje për të na shoqëruar çdo fundjavë në ekran.

Siç të gjithë e dimë, shumë shpejt Ledri dhe partnerja e tij, Sara, do të bëhen prindër për herë të parë ndaj reperi s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve lidhur me gjithë këtë situatë.

Çifti ka menduar të bëjë një dasmë, kjo më shumë për t’i plotësuar dëshirën prindërve të tyre.

“Me dëshirë po, do kemi dasmë. Babi ka qejf, jam veç një djalë, një fëmijë, por nuk e di. Sara nuk e ka me shumë qejf. Më shumë ka qejf familja se ne. Në dasmën time dua të kem shokët, familja po e po, ama dasmën e bëjnë shokët. Do doja të martoheshim në plazh.”- ka treguar Ledri.

Por, si e kuptoi ai që Sara ishte e duhura për të? Edhe për këtë, reperi e kishte një përgjigje:

“E kuptova me kalimin e kohës. Kur gjen mirëkuptimin, kompromisin, kalon një kohë dhe nuk të hiqet dashuria.”- u shpreh ai.

Në fakt, reperi na emocionoi të gjithëve kur tregoi si e kishte ndryshuar bebushja që ende s’ka ardhur në jetë. Çfarë mendoi Ledri kur mësoi se do të bëhej me vajzë?

“A do të jem atje për ta mbrojtur kur ta ngacmojë dikush? Më ka bërë të reflektoj, më ka bërë të sillem edhe më mirë me Sarën.”- rrëfeu reperi.

Ledri tregoi se ende s’kanë zgjedhur një emër për bebushen, por deri në fund të muajit do ta kenë një ide të qartë.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *