Nuk di të ndalet/ Po bën namin në SHBA, Dua Lipa arrin një tjetër rekord

Views: 44

Muajt e fundit, këngëtaren me origjinë shqiptare e kemi parë shumë të angazhuar.

Dua Lipa dhe Blessed Madonna publikuan më 28 gusht albumin e ri, i cili është remix i “Future Nostalgia”.

Albumi, i quajtur ‘Club Future Nostalgia’, përmban këng me Madonna, Missy Elliott, BLACKPINK, dhe Gwen Stefani, si dhe remixe nga Yaeji, Moodymann, Mark Ronson, Jayda G, Joe Goddard, Z. Fingers, etj.

Kur kanë kaluar vetëm 2 javë nga publikimi i tij, duket se “CFN” po korr shumë suksese dhe po i rezervon Duas të tjera rekorde.

Në Instastory, ajo ka publikuar se albumi i saj renditet i 28 në Billboard.

Kujtojmë se Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

Image

 

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *