Pas pushimeve të çmendura në Ibiza, Neymar rezulton pozitiv me Covid-19!

Views: 8

Futbollisti me famë botërore, Neymar, ka rezultuar së fundmi i infektuar me Covid-19.

Klubi i futbollit të tij ka bërë të ditur se 3 prej lojtarëve të Paris Saint-Germain kanë testuar pozitivë, pa publikuar emrat e tyre.

Mirëpo, mediat e huaja kanë bërë të ditur se njëri prej tyre është Neymar, ndërsa dy të tjerët janë Angel Di Maria dhe Leo Paredes.

Pas ndeshjes së UEFA-s, treshja është parë në një jaht në Ibiza duke festuar dhe dyshohet se aty e kanë marrë Covid-in.

Klubi i futbollit ka bërë të ditur se po kryhen teste edhe për anëtarët e tjerë të skuadrës, të cilat do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *