Stilistja shqiptare veshi Bella Hadid në MTV VMAs dhe super modelja i tha fjalët më të bukura para gjithë botës!

Views: 42

Dy netë më parë në Los Angeles u mbajt “MTV Video Music Awards 2020”, që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave si zakonisht.

E padyshim në këtë ceremoni, vëmendje të madhe marrin edhe veshjet e yjeve.

Modelja e njohur, Bella Hadid u shfaq me look të veçantë me pantallona dhe një bluzë të tejdukshme në tapetin e kuq.

Veshja e saj është stiluar nga Carlos Nazario dhe pakkush mund ta dijë por kjo veshje është realizuar nga dizajnerja e talentuar shqiptare, Nensi Dojaka, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër.

Nensi ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të super modeles, teksa ka shkruar:

Bella Hadid dhe Carlos Nazario bënë ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse dhe shumë dashuri. Bella në VMA-s me një veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2020 i prezantuar në Fashion Fest.

 

Po ashtu, modelja është kujdesur ta falenderojë publikisht shqiptaren e talentuar në Instagram, para dhjetëra milionë ndjekësish.

Ajo ka shkruar:

E veshur nga një dizajnere e re, tmerrësisht e talentuar @nensidojaka stiluar nga vëllai im @mr_carlos_nazario”.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *