Aksidenti tragjik që u mori jetën dy të rejave! Si pak centimetra ndanë dy motrat Garunja: Njëra vdiq e tjetra po lufton në spital

Views: 24

Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik është shënuar në dalje të tunelit të Elbasanit, ku 2 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjera kanë mbetur të plagosura.

Një makinë tip ‘Benz’ ka goditur nga pas një makinë tip ‘Volkswagen’, duke i marrë jetën Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia, banuese në Shkodër, të cilat ishin pasagjere në sediljen e pasme dhe kanë marrë dëmtimet më të mëdha nga përplasja duke ndërruar jetë sapo mbërritën në spital.

Nga ana tjetër, Denisa Dibra, 25 vjeç e cila ishte edhe pronarja e mjetit tip “Volkswagen” dhe Nervida Garunja, 24 vjeç kanë mbetur të plagosura dhe ndodhen në spitalin e Traumës.

Nervida Garunja, 24 vjeç dhe Lusinda Garunja, 19 vjeç ishin motra, por fati i tyre u nda nga vetëm disa centimetra.

Personi që po udhëtonte me mjetin tip “Benz”, 58-vjeçari Behar Pema është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Nervida ka arritur të flasë për aksidentin tragjik, duke rrëfyer se Behar Pema ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe aksidentin.

“Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin,”- mësohet se është shprehur ajo.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik, ndërsa detaje të reja pritet të dalin nga përplasja e fortë mes dy mjeteve.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *