Arbana publikon emisionin e para shumë viteve, komentuesit shpërthejnë kundër Alketës

Views: 11

Arbana Osmani është padyshim një nga emrat më të dashur të publikut shqiptar.

Me një karrierë shumëvjeçare në televizion moderatorja e njohur është kthyer në një figurë emblematike

Që nga fillimi i karrierës e deri tani Arbanën e kemi parë në shumë emisione, por vitet e fundit është fokusuar tek “Dua të të bëj të lumtur”.

Nëse nuk e mbani mend, Arbana para shumë vitesh ka moderuar “1001 pse” një program për fëmijë dhe dikush i ka dërguar asaj një video të emisionit të cilën Arbana e ka ndarë me ndjekësit.

‘Sapo me derguan kete video dhe me risollen kujtime kaq te bukura me keta femije qe tani jane rritur aq shume saqe kur me hasin ndonjehere ne jeten e perditshme nuk i njoh . Ky program ka qene nje nga programet e mia me te dashura’.

Image

Mirëpo, fansat kanë ngritur disa paralele mes këtij emisioni dhe “Në kurthin e Piter Pan”, duke mos i fshehur pakënaqësitë ndaj këtij të fundit që moderohet nga Alketa Vejsiu.

Disa shkruajnë se Arbana di të sillet me fëmijët, të tjerë thonë se “1001 pse” ka qenë spontan dhe për fëmijë, e të tjerë akuzojnë emisionin e Alketës se i përdor fëmijët.

Arbana ende nuk u është përgjigjur këtyre komenteve, teksa “Në kurthin e Piter Pan” është vendosur shpesh në qendër të kritikave.

ImageImage

 

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *