Arbër Hajdari “sul” Eljo Lazen për të sulmuar Elvis Naçin

Views: 7417

Një denoncim nga ata që nuk të rastisin përditë, ka mbërritur pranë redaksisë sonë. Një qytetar i cili kërkon që të mbetet anonim, akuzon gazetarin Eljo Laze për standarte të dyfishta në raportimin e skandaleve apo denoncimeve. Qytetari shprehet se i ka dërguar gazetarit një denoncim në lidhje me Arbër Hajdarin, por ky denoncim është anashkaluar dhe nuk është publikuar. Madje jo vetëm kaq, por Eljo Laze i ka fshirë qyetarit denoncimet qe ai i ka bërë me koment në profilin e Eljo Lazes. 

Qytetari shprehet se gazetari Eljo Laze e ka mik Arbër Hajdarin dhe se nuk publikon denocimet që vijnë për të. Sipas tij, Eljo Laze përzgjedh ata që do të denoncojë, madje ai akuzon Arbër Hajdarin se përdor gazetarin Eljo Laze për të sulmuar Elvis Naçin, në bazë të miqësisë që ka me të. Qytetari e vërteton këtë akuzë të tij ndaj Eljo Lazes nëpërmjet disa fotove “screenshot” që i ka bashkangjitur denoncimit të bërë pranë redaksisë sonë.

Qytetari ka denoncuar tek Eljo Laze faktin se Arbër Hajdari ka blerë një automjet luksoz prodhim i vitit 2018 të markës LAND ROVER, model DISCOVERY me vlerë rreth 69 milionë lekë të vjetra në emër të fondacionit që ai drejton, “Fundjavë Ndryshe”. Sipas qytetarit kjo është një vlerë tepër e madhe në një kohë që këto para mund të shërbenin fare mirë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Jo vetëm kaq por me një logjikë të thjeshtë del se paratë që qytetarët dërgojnë tek ky fondacion për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në fakt përfundojnë në blerje makinash luksoze.

 

 

Foto 1. Foto e dokumentit të makinës.

 

Qytetari shprehet se ia ka dërguar këtë material Eljo Lazes prej mbi dy javësh dhe ndonëse gazetari premtoi se do ta publikonte, deri më sot asgjë nuk ka ndodhur. 

 

Foto 2. Qytetari dërgon denoncimin për makinën tek Eljo Laze. 

Foto 3. Gazetari Eljo Laze tregon se e ka mik Arbër Hajdarin.

Foto 4. Qytetari i dërgon Eljo Lazes dokumentin ku provohet vlera e makinës. 

Foto 5. Eljo Laze shfaqet i habitur nga denoncimi dhe premton se do ta publikojë skandalin brenda javës.

 

Qytetari madje shprehet se e ka informuar Eljo Lazen edhe për një vilë të madhe të Arbër Hajdarit në vlerë rreth 1 milion euro por që ende nuk e kishte të vërtetuar nëse e kishte bërë me lekët e bamirësisë.

Foto 6. Qytetari e vë në dijeni Eljo Lazen edhe për një vilë me vlerë rreth 1 milion euro në përdorim të Arbër Hajdarit.

 

                     

Foto 7. Vazhdon diskutimi mes qytetarit dhe Eljo Lazes për denoncimin ndaj vilës. 

 

Sipas qytetarit Eljo Laze nuk i ka publikuar denoncimet e mësipërme pasi Arbër Hajdari është mik i tij.  Madje jo vetëm kaq, qytetari informoi portalin Vala News se ai ka patur edhe material për Elvis Naçin dhe e ka pyetur se cilin dëshëron t’i dërgonte. Sipas fotove të dërguara nga qytetari del se Eljo Laze i ka kërkuar materialin kundra Elvis Naçit pasi imami ishte “objektiv” më i kollajtë, kishte më shumë fonde dhe se ishte më i ekspozuar. 

 Foto 8. Eljo Laze i kërkon qytetarit materialin ndaj Elvis Naçit pasi sipas tij, Elvisi ishte “objektiv” më i kollajtë, kishte më shumë fonde dhe se ishte më i ekspozuar.

 

Dhe në fakt rezulton se deri në këto momente Eljo Laze ka publikuar vetëm denoncime kundra Elvis Naçit por për habi asnjë denoncim të qytetarëve ndaj Arbër Hajdarit.

 

Madje jo vetëm kaq, por qytetari shprehet se duke parë që denoncimet e tij nuk po publikoheshin, ai i ka postuar denoncimet e tij ndaj Arbër Hajdarit edhe në faqen/profiling e Eljo Lazes por që për habi këto komente i janë fshirë nga gazetari. Në vijim fotot e këtyre denoncimeve bërë si komente për të cilat qytetari shprehet se i janë fshirë.   

Foto 9. Një nga denoncimet e Eljo Lazes ndaj Elvis Naçit poshtë të cilit qytetari ka bërë me koment denoncimet e tij të cilat i janë fshirë nga gazetari.

Foto 10. Qytetari poston denoncimet e tij me koment në faqen e Eljo Lazes, të cilat i fshihen. 

Foto 11. Qytetari poston denoncimet e tij me koment në faqen e Eljo Lazes, të cilat i fshihen. 

Foto 12. Qytetari poston denoncimet e tij me koment në faqen e Eljo Lazes, të cilat i fshihen. 

Foto 13. Qytetari poston denoncimet e tij me koment në faqen e Eljo Lazes, të cilat i fshihen. 

Foto 14. Qytetari poston denoncimet e tij me koment në faqen e Eljo Lazes, të cilat i fshihen. 

 

Në përfundim qytetari shprehet për redaksinë tonë se ka mbetur me të vërtetë i shokuar nga mënyra se si një gazetar përzgjedh qëllimisht denoncimet dhe godet vetëm ata që nuk i ka miq. 

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *