Covid-19, Itali, 446 vdekje dhe 37.809 raste të reja, asnjëherë kaq shumë infektime në një ditë

Views: 22

Nuk ndalet furia e epidemisë së koronavirusit në Itali, ku janë regjistruar 37.809 raste të reja.

Numri më i lartë deri tani i shënuar në harkun e 24 orëve. Numri i të vdekurve është 446, teksa rritet edhe numri i të shtruarve 779, nga të cilët 124 në terapi intensive.
Rekord edhe numri i tamponëve të bërë 234.245. Rajonet më të goditura mbeten Lombardia (+9.934), Piemonte (+4.878) dhe Campania (+4.508).

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 862.681, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ndërsa në total numri i të vdekurve ka kapur shifrën e 40.638 viktimave.
Janë rreth 234.245 tampone të bëra në 24 orët e fundit, një rekord i ri ky, rreth 15 mijë më shumë se të enjten, me një raport pozitiv/tampon 16,14%, pothuajse një pikë më shumë se të enjten.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *