Flaka ishullit grek! Rita Ora pozon topless dhe ç’po na shohin sytë!

Views: 26

Pas një udhëtimi në Ibiza me miqtë e saj dhe të dashurin e ri, Romain Gavras, këngëtarja shqiptare Rita Ora ka vendosur të kalojë edhe disa ditë relaksi në ishullin grek Korfuz.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull të plotë vendit ku po pushon këngëtarja shqiptare, një super resort që kushton 22,269 dollarë nata.

Vila ku ajo po qëndron është 1.000 metër katror, dhe mund të presë deri në 14 persona. Ajo ofron pamje mahnitëse të bregdetit grek dhe shqiptar, një kinema dhe një ujëvarë.

Të shtatë suitat përfshijnë tualet të veçantë dhe dhoma, të kompletuara me pamje nga deti. Vila e sapohapur gjithashtu ofron një kuzhinier privat, portier, një kafene e shërbim 24 orë në dispozicion të këngëtares së hitit “Hot Right Now”, 29 vjeç.

Nuk vonoi shumë dhe Rita vendosi t’i vërë flakën ishullit grek, duke ndarë në Instagram një pozë topless në mes të pishinës.

Me këtë pozë, këngëtarja shqiptare ka ndezur temperaturat dhe në postimin e saj kanë vërshuar komentet, ku Ritën e komplimentojnë për trupin seksi.

Këto të Ritës po që janë pushime!

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *