Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, infektohet me Covid-19

Views: 13

ërhapja e koronavirusit nuk ka të ndalur dhe po prek të gjithë njerëzit pa përjashtim. Këtë herë në Itali është infektuar me Covid-19 ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Lajmi është bërë i ditur nga partia e Berlusconit “Forza Italia”, përmes një deklarate zyrtare.

“Pas testimit, Presidenti Berlusconi doli pozitiv për koronavirusin,”- deklaron partia “Forza Italia”.

Ndërkohë mjeku i ish-kryeministrit italian, Alberto Zangrillo, ka thënë se Berlusconi është asimptomatik, një gjë e mirë kjo sipas tij, pasi nuk do të sjellë efekte negative në shëndetin e ish-kryeministrit.

Pas marrjes së përgjigjes së tamponit, Silvio Berlusconi është izoluar në vilën e tij private në Arcore, ku vijon akoma punën, pavarësisht infektimit.

Kujtojmë se që nga fillimi pandemisë së koronavirusit e deri më tani, në Itali janë regjistruar 35. 497 të vdekur dhe janë infektuar 271,515 të tjerë. Ndërkohë  208.201 pacientë janë shëruar plotësisht nga Covid-19.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *