Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj i kanë dhënë fund lidhjes? Ja si është e vërteta

Views: 52

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është në një lidhje prej shumë vitesh me Krenar Çoçajn.

Megjithatë pak ditë më parë nisën thashethemet se çifti janë ndarë.

Shkak u bë mungesa e Krenar Çoçajt në ditëlindjen e moderatores.

Gjithashtu ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Por gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve, pasi çifti janë shumë të lumtur bashkë.

Sipas burimeve për Prive.al, Luana Vjollca dhe partneri i saj nuk janë ndarë.

Raportohet se vetëm pak ditë më parë, ata u kthyen nga pushimet, pak para ditëlindjes së moderatores meqenëse 1 shtatori duhej ta gjente Luana Vjollcën në punë, në përgatitjet e nisjes së sezonit të ri televiziv.

Ndërkohë Krenar Çoçaj mbetet shumë i angazhuar në jetën në Tiranë ku është zhvendosur pothuajse me kohë të plotë me shtëpi dhe biznese.

Çifti janë së bashku prej disa vitesh por janë vendosur ta mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *