Mbyllen diskot në gjithë Italinë: S’ka party nga nesër

Views: 46

Duke filluar nga dita e nesërme në gjithë Italinë nuk do të lejohet asnjë disko e klub nate ku të rinjtë mblidhen duke festuar e vallëzuar. Ky është vendimi i fundit që ka marrë qeveria Italiane. Ministri Roberto Speranza njoftoi rregullin e ri ku sqaroi se do të jetë në fuqi nga nesër deri me datë 7 shtator, duke theksuar njerëzit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të ndërgjegjshëm që në shtator pritet të happen shkollat dhe situata me virusin duhet të jetë në kontroll.

Konkretisht bëhet fjalë për çdo biznes që përdor ambientin për vallëzime e festa, duke përfshirë edhe beach-baret, çdo ambient i hapur apo i mbyllur qoftë nuk do lejohet që të mblidhen të rinj pa respektuar masat anti koronavirusit. Ndërsa maska do mbahet me detyrim nëpër kafene dhe vende të tjera të jetës së natës.

Vendimi u mor për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në Itali.

Në 24 orët e fundit, Italia konfirmoi 629 raste dhe 158 viktima.

35,392 njerëz kanë humbur jetën nga virusi në Itali.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *