Na vjen keq, por për sezonin e fundit të “La Casa De Papel” duhet të prisni goxha gjatë!

Views: 14

“Money Heist” ose i njohur më së shumti si “La Casa De Papel”, është seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.

Fansa nga e gjithë bota presin me padurim pjesë të reja nga seriali, i cili as këtë herë nuk i zhgënjeu shikuesit e tij.

“La Casa De Papel” po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur. Sezoni i pestë do të jetë edhe i fundit për serialin “La Casa de Papel”.

Prodhuesi ekzekutiv Alex Pina ka bërë të ditur se nuk do të ketë një sezon të gjashtë, ndaj fansat duhet të shijojnë këtë të fundit dhe të “çmallen” me personazhet e tyre të preferuar.

Me vonesa në xhirime,  sipas “Netflix”, sezoni i pestë i “La Casa De Papel” pritet të vijë në ekran në verën e vitit 2021. Por, e gjithë kjo varet nga rrethanat e krijuara nga pandemia.

Sezoni i katërt i “Money Heist” u publikua në Netflix më 3 prill dhe përbëhej nga tetë episode.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *