Peticionin e Oriola Marashit për Elvana Gjatën do ta firmosnim të gjithë!

Views: 40

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata paralajmëroi dje një rikthim të fuqishëm.

Ajo publikoi disa foto të reja pas muajsh shkëputjeje nga Instagrami, dhe të gjithë aluduan se po rikthehet me një projekt të ri.

Vetë Elvana nuk i ka shoqëruar fotot me asnjë koment, por kanë qenë të shumtë komentet pozitive që shoqëruan fotot e saj.

 

Ai që ra në sy ishte edhe komenti i modeles shqiptare Oriola Marashi, e cila i kërkon këngëtares të rikthehet së shpejti me një projekt.

“Peticioni ‘të bëhemi 1,000,000 veta që Elvana Gjata të nxjerr hitin e verës’ link in my bio’, ka shkruar Oriola.

Elvana Gjata na ka munguar të gjithëve këtë verë. Përtej faktit që nuk ka qenë aktive në muzikë, ajo u shkëput për dy muaj edhe nga rrjetet sociale.

Nuk e dimë nëse ky rikthim i saj në rrjetet sociale përkon edhe me rikthimin në muzikë, por diçka e themi me siguri: ne mezi po e presim.

 

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *