Po çmend rrjetin! Kuptimi simbolik që fshihet pas videos ku Kim Kardashian ‘sjell në jetë’ Kylie Jenner!

Views: 12

Në 24 orët e fundit klani Kardashian-Jenner ka pushtuar sërish mediat dhe dy protagonistet janë Kim dhe Kylie.

Besojmë e keni parë videon e fundit që po qarkullon në rrjet, ku Kim sjell në jetë, në kuptim metaforik, të motrën Kylie.

Kjo video në fakt është xhiruar në janar të 2017, kur Kanye West dhe Tyga, u dedikuan një këngë partnereve të titulluar “Feel Me”, ku përmendën arsyet se përse dy motrat janë në qendër të vëmendjes.

Mirëpo ky klip nuk e pa kurrë ditën e publikimit, deri dje kur regjisori Eli Russell Linnetz e publikoi atë në Instagram.

Ky i fundit ka shpjeguar për E!Online se ç’kuptim ka kjo skenë që na ka lënë të gjithëve pa fjalë.

Momenti kur Kylie Jenner duket se po vjen në jetë nga Kim Kardashian është simbol i rritjes së famës së saj. Ai paraqet Kylie që del nga vagina e Kim. Kuptimi metaforik është se nuk do të kishte Kylie pa Kim.

Por pse kjo video nuk u publikua më parë?

Sipas regjisorit shkak është bërë prishja e raportit të Kyliet me Taygën, pasi ata u ndanë pas xhirimeve  dhe  një vit më vonë, pra në 2018, Kylie solli në jetë Stormi-n, babai i të cilës është Travis Scott.

Videoja u xhirua për pesë muaj por nuk u publikua kurrë sepse Kylie dhe Tyga u ndanë.

Gjatë videos, yjet e Keeping Up With the Kardashian duken mjaft ndryshe me një look të ri secila. Kylie dhe Kim shfaqen me flokët bjondë të shkurtër dhe me veshje seksi që i kanë kombinuar.

Paraqitjet e Kanye-s dhe Tyga-s në video janë të shkurtra, por të dy duken në një moment të veshur me veshje të frymëzuara nga motocross.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që dy motrat shfaqen në video për partnerët, ose ish-partnerët. Kim-in e kemi parë në videon e Kanye “Bound 2”, ndërsa Kylie shfaqet në disa momente të zymta me Tyga-n në videon e tij “Stimulated” të vitit 2015.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *