Shqipëria drejt rimbylljes së plotë? Ja çfarë thotë zv.ministrja e Shëndetësisë Rakacolli

Views: 25

Prej gati dy javësh, në Shqipëri është vërejtur një trend rritës shqetësues të të infektuarve dhe viktimave me Covdi-19. Rritja e frikshme e këtyre shifrave, ka vënë në alarm përveç qytetarëve edhe institucionet shtetërore, të cilat kanë disa skenarë nëse situata do të vazhdojë njësoj.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar se situata për momentin është shumë shqetësuese, pasi vihet re një rritje e personave të infektuar me Covid-19.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rakacolli theksoi se shkaktarët e kësaj situate është vetë tipologjia e virusit, por edhe përgjegjshmëria e qytetarëve, e cila nuk është në nivelin e duhur.

“Është një situatë shqetësuese, sepse numrat po vijnë në rritje. Kjo situatë ka të bëjë me sjelljen e virusit në këtë stinë vjeshtë-dimër, por ka të bëjë edhe me atë se qytetarët nuk po i respektojnë masat, sidomos në këtë periudhë të rritje së rasteve”, tha ajo.

Pavarësisht rasteve të rritje të të infektuarve, znj. Rakacolli tha se për momentin nuk po mendohet asnjë skenar, i cili planifikon rimbyllje.

“Ne jemi duke ndjekur me shumë vëmendjen situatën. Problemi i shëndetit është problem kompleks, që është i lidhur me ekonominë, por edhe me problemet e tjera sociale. Ne nuk duam të mbyllemi krejtësisht siç bëmë në fillim. Këtë nuk e duam as ne dhe as qytetarët. Që në mos të arrijmë këtu nuk e kemi në dorë ne, por këtë e kanë në dorë qytetarët.

Të përdoret maska me shumë dëshirë. Njerëzit nuk e mbajnë maskën në mënyrë korrekte, vazhdojnë të qëndrojnë me orë të zgjatura në bare e restorante dhe nuk ruajnë distancën”, u shpreh Rakacolli, e cila më tej tha se situata mbetet në monitorim dhe masat që do merren do jenë masa të mirëmenduara.

Gjithçka varet nga shifrat. Shifrat janë të larta dhe po rriten ndjeshëm, po rritet numri i të shtruarve, numri i vdekjeve në përputhje me numrin e të shtrimeve nuk po rritet me proporcionalitet. Një analizë e tyre e kombinuar do na detyrojë që të marrim ato masa në uljen e rasteve, por do jenë masa të mirëmenduara.

Në këtë moment që po flasim jo. Gjithçka varet nga situata dhe ne jemi në 24/7 ditë të javës në monitorim të situatës. Nuk kemi mbyllje të universiteteve, por mësim online. Universitetet nuk u hapën, jo se u mbyllën”, theksoi ajo.

Ndër të tjera zv.ministrja Rakacolli tha se për shkak të situatës shqetësuese po monitorohen në vazhdimësi edhe baret dhe restorantet, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë protokollet anti-covid dhe të mos shpenzojnë orë të zgjatura në bare.

“Po i monitorojmë, nuk mund të themi po ose jo, por akoma nuk kemi arritur në këtë rezultat. Ne po bëjmë thirrje tek qytetarët për kujdes që mos të arrijmë ta bëjmë këtë, dhe mos të shpenzojnë orë të zgjatura në bare”.

Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, bilanci ishte i në rritje, pasi u regjistruan dhe 489 raste të reja me Covid-19, si dhe gjashtë viktima.

Rezulton se që prej fillimit të pandemisë, kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore. Ky numër rekord, doli pas kryerjes së 1954 testeve.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *