Situata kaotike në pikat kufitare: Ç’pritet të ndodhë në vijim

Views: 24

Situata kaotike e krijuar në pikën kufitare të Kakavisë, ku prej ditësh me qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e masave shtrënguese të ndërmarrë nga pala greke, ka sjell tension, revoltë dhe mungesë shprese për njerëzit.

Pas reagimit të kryeministrit Rama, i cili shprehet se kolapsi i krijuar vjen si pasojë e rregullave që shteti grek ka vendosur për kryerjen e tamponit të çdo individi dhe se Shqipëria nuk ka se çfarë bën ndaj një vendimi të tillë, Policia e Shtetit vjen me një njoftim zyrtar.

Përmes këtij njoftimi, bëhet e ditur se si do të procedohet për lëvizjen e qytetarëve në pika kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

“Duke nisur nga data 16 gusht, ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.”

Ata që do të hyjnë në Republikën e Greqisë prej datës 17 gusht, do të duhet të ndjekin rregullat më poshtë:

1- Të kenë kryer testin e Covid-19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë negativ.

2- Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

3- Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze.

4- Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

5- Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Përsa i përket lëvizjes drejt Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, do të vijojë si më parë.

Burimi: Abc News

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *