Soni Malaj poston foton e rrallë me partnerin nga pushimet dhe duken kaq të mirë!

Views: 43

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj ka disa vite që po shijon romancën e saj me Klevin, një djalë i panjohur për publikun.

Këngëtarja është përpjekur që partnerin e saj ta mbajë sa më larg vëmendjes mediatike, pavarësisht se Klevi e shoqëron gjithmonë në eventet e rëndësishme.

Soni ka treguar se lidhja e tyre është e fortë dhe është zgjedhja e të dyve që të mos e bëjnë publike.

Për herë të parë ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet pranë tij në fillim të këtij viti.

Megjithatë, një përjashtim e ka bërë edhe këto ditë gushti, pasi mbrëmjen e djeshme ka postuar një foto në Instastory me Klevin.

Ata ndodhen në jug të Shqipërisë, ku siç duket po kalojnë disa ditë të mira pushimi.

Po që shkojnë shumë…

 

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *