Unazë në gisht dhe puthje në buzë! Seldi Qalliu sapo na prezantoi me partneren e tij të re

Views: 10

y vite pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu duket se ka gjetur një dashuri të re.

Ai ka zgjedhur ditën e lindjes së partneres për t’i prezantuar publikut vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Këngëtari e ka “mbytur” llogarinë e tij në Instagram me foto e video nga ditëlindja, ku ka surprizuar partneren me festën dhe tortën e ditëlindjes.

Krahas fotos ku shkëmbejnë një puthje të ëmbël në buzë, Seldi i bën urimin special të dashurës së tij të quajtur Sindi.

“Edhe 💯 zemra ime te dua shum 😍🥳🍾”- janë fjalët e Seldit në postim.

Mirëpo, vëmendjen në këtë foto na e tërhoqi unaza në gishtin e bukuroshes, e cila ndodhet pikërisht në “gishtin e fejesës”.

Ende nuk e dimë nëse unaza e vendosur nga Sindi në këtë gisht është thjesht rastësi, apo dyshja i ka dhënë fund beqarisë.

Mbetet të presim!

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *